MENU
klinika

Limite në merkato

UEFA me rregulla të reja, penalizohen klubet e mëdha

07.04.2022 - 18:03

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ka miratuar rregullat e reja që do të hynë në fuqi nga qershori i ardhshëm. Rregulli më i bujshëm duket të jetë ai që vendos limitin mbi paratë që një klub mund të përdori për transferimet dhe rrogat e lojtarëve.

Sipas këtij rregulli të ri çdo klub europian nuk mund të përdori më shumë se 70% të të ardhurave të tyre për merkaton e transferimeve, rrogat e futbollistëve dhe komisionet e agjentëve.

Ky rregull duket të jetë bërë në veçanti ndaj klubeve si PSG dhe Manchester City, që duke përdorur potencialin financiar të drejtuesve të klubit, dominojnë merkaton e transferimeve.

Gjithashtu UEFA, ka vendosur se do të ketë tolerancë më të vogël ndaj borxheve të klubit, duke paralajmëruar sanksione të reja për klubet që e kalojnë linjën e kuqe të bilancit të tyre në fund të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN