MENU
klinika

Nga Premier League, te Serie A

Botërori në dimër, ja kur nisin ligat evropiane

31.05.2022 - 17:20

Nuk do të ketë pushime të gjata për skuadrat e pesë kampionateve më të forta në Europë. Me Kampionatin Botëror që do të luhet në Katar në dimër, ligat më të forta do të nisin shumë shpejt me përgatitjet e tyre.

Kështu, Premier League do të nisë më 6 gusht dhe do të përfundojë me 28 maj. Serie A starton më 13 gusht dhe përfundon në 3 qershor. Ndërkohë që kampionati spanjoll do të luajë javën e parë më datë 12 gusht.

Bundesliga, e cila gjithmonë nis më shpejt nga të gjitha kampionatet, do të startojë më 5 gusht dhe do të përfundojë më 27 maj. Messi me shokë do të nisin nga puna më datë 6 gusht dhe do ta mbyllin kampionatin më datë 4 qershor 2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN