MENU
klinika

E ardhmja e sulmuesit shqiptar

Chelsea i vë kusht Napolit për Brojën

03.05.2022 - 13:50

Nga Anglia në Itali, të gjithë mediat bashkohen në një pikë kur flitet për të ardhmen e Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi në fund të këtij sezoni do të rikthehet në shtëpi, te Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por nuk pritet të qëndrojë gjatë në Londër.

Ky është detaji i parë ku bashkohet, ndërsa detaji tjetër jo pak i rëndësishëm është e ardhmja e tij. Çdo ditë e më shumë mediat angleze dhe ato italiane zbardhin detaje nga kalimi i tij i mundshëm te Napoli, skuadër që po shton interesimin për 20-vjeçarin pasi e konsiderojnë si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen.

“Il Mattino” zbulon se Spalletti ka dhënë pëlqenin e tij për Brojën ndërsa as Chelsea nuk është kundër kalimi të sulmuesit në Serie A, por me një kusht:

Napoli mund ta marrë në formë huazimi për një vit por me detyrim blerje të kartonit për jo më pak se 18 milionë euro, kaq është çmimi i vendosur nga Chelsea për kartonin e Brojës. 18 milionë euro është një shumë e pranueshme për Napolin që pritet të përfitojë 80-100 milionë euro nga shitja e Osimhen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shihet si zëvendësues i Brozovic

Inter shënjestron mesfushorin e Kombëtares


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak