MENU
klinika

Ndizet merkatoja për shqiptarin

Derbi milanez për mesfushorin e Kombëtares

16.05.2022 - 19:13

Milan dhe Inter duket se nuk janë në garë vetëm për titullin kampion. Kristjan Asllani është padyshim një nga emrat më të larkuar së fundmi për sa i përket merkatos. Mediat italiane raportojnë së fundmi, se një derbi i zjarrtë mes Interit dhe Milanit, ka nisur, për sa i përket shërbimeve të shqiptarit.

Të dy klubet janë duke i përdorur të gjitha kartat për të joshur talentin 20-vjeçar nga Elbasani që është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Empolit. Të dy klubet nga Milano po mendojnë për formulën e transferimit dhe përfshirja e ndonjë lojtari për të ulur çmimin e kartonit është një prej tyre.

Milan, sipas mediave italiane, është i gatshëm të japë në këmbin të Asllanit sulmuesin e huazuar te SPAL, Lorenzo Colombo, teksa zikaltërit e Interit e shikojnë shqiptarin si pasardhësin ideal të Brozovic.

Asllani mësohet se është në listën e Maldinit, i cili po bën çmos për ta pasur 20-vjeçarin në skuadër. Për sa i përket Colombos, ai mund të zëvendësojë Andrea Pinamontin, autor të 13 golave në Serie A këtë sezon me Empolin.

Interi pritet ta rikthejë në ekip me shumë mundësi, ndaj sulmuesi duhet zëvendësuar me një tjetër. Milani është gati të shfrytëzojë momentin për të arritur pikërisht te Asllani. Në ditët në vijim pritet të mësohet me kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e talentit të Kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, deklaroi: “Asllani? E ka fituar vendin në Serinë A, na bindi me gjithçka, e duam edhe për sezonin tjetër. Kemi më shumë urgjencë për të kompletuar ekipin se për të fituar para. Në treg do të jemi aty për të mbrojtur veten tonë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi për finalen e 25 majit

Ultrasit e Romës: Tregoni respekt për Tiranën

Masa strike edhe finalen e Tiranës

UEFA paralajmëron biletashitësit e paautorizuar