MENU
klinika

Aksidenti i Carlos Sainz

Garon deri në 350 km/h, por plas kokën duke ecur

06.05.2022 - 13:09

Kjo nuk është një periudhë pozitive për pilotin spanjoll të Ferrarit, Carlos Sainz. Pas dy tërheqjeve në dy garat e fundit, ai ka pësuar sot një aksident të vogël në pistën e Miami, ku të dielën do të zhvillohet gara e radhës në Formula 1.

Në momentin që spanjolli i “kokëkuqes” po ngjitej nga pista për të hyrë në bokse, ai ka goditur me kokë një barriere mbrojtëse metalike. Goditja me kokë ka qenë shumë e fortë, aq sa një curril gjaku ka rrjedhur nga koka e Carlos Sainz.

Asgjë me rëndësi, por një incident që ka detyruar pilotin spanjoll të mjekohet për disa minuta. Ai do të jetë rregullisht sot në Majemi, në dy sesionet e para të provave të lira që do të zhvillohen në pistën debutuese amerikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak