MENU
klinika

La Liga, Java 35

Gol në 94’, Barcelona matematikisht në Champions

07.05.2022 - 23:01

Barcelona siguroi matematikisht pjesëmarrjen në Champions League, pas triumfit 1-2 në fushën e Betis. Një fitore që erdhi vetëm në minutën e 94’, kur Jordi Alba shënoi në fund.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të sfidës. Kanë qenë katalanasit ata që kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 76-t me Ansu Fati. Ylli i ri i Barçës është aktivizuar në minutën e 75-të dhe ka shënuar në të 76-ën.

Gjithsesi, festa e miqve ka zgjatur shumë pak. Betis, në fakt, është kundërpërgjigjur pas vetëm tri minutash me golin e shënuar nga ish-lojtari i Barcelona-s, Bartra. Kur mendohej se përballja do të mbyllej pa fitues, ka ardhur goli i Jordi ALba në minutën e 94-t që i ka dhuruar fitoren skuadrës së Xavi-t.

Barça mbetet në vendin e dytë në renditje me 69 pikë, ndërsa Betis mban gjallë ëndrrën Champions me 58 pikë, tri më pak se Atletico Madrid i vendit të katërt, me skuadrën e Simeone-s që do të luajë nesër kundër Real Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN