MENU
klinika

Luftë në kohë teknologjie

Një profesor jep leksione nga fronti, në Donbas

12.05.2022 - 16:53

          Nga Ukrahina nën agresionin rus, vijnë edhe lajme të një natyre delikate.

Do të kishte mbetur, ndoshta, e pashkruar, historia e profesorit të psikologjisë sociale, Fedor Fedorovich Shandor, sikur kolegu i tij, të mos kishte shkrepur çastin gjatë një leksioni të përditshëm të profesorit, duke e shndërruar atë gati në hero kombëtar.

Kolegu i tij, nuk është profesor i universitetit të Uzhhorodit ku ai punon, por ushtari që ka pranë në llogoren e Izyumit, në Donbas, një nga zonat më të nxehta të luftës së përgjakshme në Ukrahinë.

Profesori, nuk kishte qenë kurrë në ushtri, por më 24 shkurt, kur forcat ruse sulmuan vendin, ai hyri vullnetarisht në Brigadën 101 të Transkarpacisë, rajonit jugperëndimor ukrahinas dhe më pas, u transferua në Donbas.

Por, bashkë me automatikun, ai nuk harroi telefonin ku ka shkarkuar tekstet akademike dhe prej ku, çdo ditë mban leksione të rregullta për studentët, gjithmonë e më shumë të pranishëm, nga momenti që mësuan situatën e vështirë të profesorit të tyre.

“Ndonjëherë, leksioni ndërpritet nga shpërthimet, u them nxënësve të presin një minutë dhe më pas, rikthehem. Kjo e imja është një fushë shumë e specializuar, nuk mund të zëvendësohem lehtë” – thotë profesori.

Profesori-ushtar ka një marrëveshje me eprorët e tij ushtarakë, për të luftuar vetëm nga ora 4:00 deri në 8:00 të mëngjesit, ditën e hënë dhe të martë, në mënyrë që të japë leksion, prej orës 8;00 deri në orën 12:00.

“Nuk i marr orë luftimit, pakësoj pushimin dhe gjumin” – tregon profesori, i cili, siguron se semestrin, do ta mbyllë ai. Studentët e tij, ndërkohë, shpresojnë dhe luten që ta shohin edhe në sezonin e ardhshëm, por nga auditori…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Delegatët e parlamentit të kohës

”Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë”

“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’