MENU
klinika

Sa të sigurta janë?!

Pse disa kremra dielli me SPF, kushtojnë shumë pak?

02.05.2022 - 12:06

Ju mund ta keni vënë re: Tregu sot është i mbushur me qindra e mijëra produkte dhe sigurisht, gama e çmimeve është e gjerë. Prodhuesit e kremrave të diellit vlerësojnë se Administrata e Mallrave Terapeutike ose TGA (SHBA) ka miratuar rreth 1000 formula të ndryshme kremrash për shitje.

Sot mund të blejmë një krem mbrojtës me SPF për më pak se 1000-2000 lekë, ose një tjetër për 10.000 lekë. Ajo që na bën konfuzë, është se në thelb, të gjitha këto produkte bëjnë të njëjtën gjë.

Kjo do të thotë që të gjithë kremrat kundër diellit me një SPF të caktuar – le të themi 50+ – duhet të ofrojnë saktësisht të njëjtën mbrojtje nga dielli.

Ka shumë formula të ndryshme për kremrat kundër diellit, kjo është arsyeja pse ka një shumëllojshmëri kaq të gjerë të përbërësve aktivë në shishe, por të gjitha ato japin të njëjtin rezultat – ose të paktën, kjo është teoria. Një hetim nga Choice zbuloi se katër nga gjashtë kremrat kundër diellit SPF50+ të testuara, nuk përmbushnin udhëzimet TGA për mbrojtjen nga dielli.

“Ndërsa janë të mira për besimin e konsumatorit, ligjet TGA paraqesin një problem të vërtetë për prodhuesit e kremrave kundër diellit”, thotë John Staton, drejtor komercial në Shërbimet e Konsulencës Teknike, i cili këshillon rregullisht për prodhimin dhe dizajnin e kremrave kundër diellit.

Për shkak se të gjithë kremrat kundër diellit ofrojnë të njëjtën mbrojtje, prodhuesit duhet të gjejnë mënyra të tjera për të reduktuar tregun.

Segmentimi i tregut është një shkencë më vete. Markat me kosto më të lartë janë të përqendruara te eleganca. Përbërësit aktivë mund të jenë më të sofistikuar. Produkti mund të pretendojë se reziston 4 orë në ujë.

“Eleganca” po bëhet një trend kyç për konsumatorët e kremrave kundër diellit, thotë zoti Staton. Por kjo mund të mos jetë për mirë.

Konsumatorët po kërkojnë një produkt që ndihet jashtëzakonisht i lehtë në lëkurë. Kjo ka nevojë për përbërës më të shtrenjtë, prandaj disa marka kushtojnë pak më shumë, tha ai.

Kremrat e diellit me spërkatje (spray) janë përgjigja e industrisë ndaj kërkesave të konsumatorëve për krem dielli që ndihet më i lehtë dhe më pak i yndyrshëm. Ndërsa kremi kundër diellit është po aq efektiv, spërkatja me të është shumë më pak efektive sesa “shkumëzimi”, të paktën sipas zotit Staton.

“Ju po paguani për shumë gaz që nuk bie në lëkurën tuaj. Këto lloj produktesh automatikisht ndihen më të lehta, më të buta, më elegante – sepse njerëzit nuk po vënë mjaftueshëm. Pra, sigurohuni që të paktën ta riaplikoni!”

Pra, çfarë e shkakton gamën e gjerë të çmimeve?

Në përgjithësi mbrojtja nga dielli nuk kushton shumë. Disa nga kostot e shtuara vijnë nga veçori shtesë si rezistenca ndaj ujit. Disa vijnë nga joefikasiteti i prodhuesit; disa prodhues janë më të mirë se të tjerët.

Ç’duhet të blini ju?

Blini krem kundër diellit që përputhet me nevojat tuaja. Nëse dëshironi një krem të lirë kundër diellit, nuk ka problem, të gjitha funksionojnë njësoj. Thjesht sigurohuni të lexoni etiketën dhe të dini se çfarë po vini në fytyrë!

Burimi: The Sydney Morning Herald