MENU
klinika

A mbaroi epoka e Leos?

Rënia drastike, sezoni më i dobët i Messit

04.05.2022 - 14:41

Të shkonte te PSG nuk ishte e lehtë në fillim. Katër golat e Leo Messit në kampionatin francez përmbledhin vështirësitë që ka pasur gjatë rrugës, edhe pse pak nga pak performanca e tij është përmirësuar.

Megjithatë, reagimi nuk ka ardhur në kohë, sa që argjentinasi të merret në konsideratë në mesin e kandidatëve për çmimin e lojtarit të vitit në Francë. Mbappé është favoriti i madh për ta fituar çmimin. Futbollisti i PSG-së ka shënuar 35 gola këtë sezon, shifra që e bëjnë atë referencën e madhe të skuadrës pariziene.

Të mos jesh ndër më të mirët është një situatë e paprecedentë për Messin, diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 2009. Sulmuesi argjentinas ishte për 13 sezone pandërprerë në atë listë (të La Liga-s), pjesërisht falë 10 titujve që fitoi me Barçën.

11 herë ai fitoi çmimin për sulmuesin më të mirë dhe u tejkalua vetëm nga Cristiano Ronaldo (2014) e Benzema (2020). Messi dëshiron të rikuperojë statusin e tij sezonin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak