MENU
klinika

Protagonistët kuqezi

Roshi jep asist, Balaj shënon 2 gola në Turqi

08.05.2022 - 16:05

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka rritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij të Bolusporit, përballë Samsunspor.

Goli i parë mund të quhet një gol i gjithi shqiptar, pasi ai që e nisi aksionin ishte Odise Rosi, i cili me një krosim perfekt gjeti Bekim Balaj që nuk gaboi me një gjuajte fantastike me kokë.

Kjo mund të quhet si një histori e përsëritur, pasi një gol i Balajt i asistuar nga Roshi ka ndodhur dhe në Kroaci dhe Rusi. Në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish  shqiptari që realizoi me një goditje me kokë, për të përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren Bolusporit, që e mban larg zonës së ftohtë të rënies.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN