MENU
klinika

"Donald Trump e dinte që protestuesit në 6 janar kishin armë"

Dëshmia e rëndë e ish-ndihmëses së Shtëpisë së Bardhë

28.06.2022 - 20:54

“Ish-presidenti Donald Trump e dinte se mbështetësit e tij ishin të armatosur me armë gjatë sulmit të 6 janarit 2021, në Kapitol, por këmbënguli që ata të lejoheshin”.

Deklarata u bë nga ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson, e cila ka deklaruar se Trump është shprehur se nuk i interesonte që ata kishin armë me vete.

“Dëgjova presidentin të thoshte diçka në kuptimin: ‘Nuk më intereson që ata kanë armë. Ata nuk janë këtu për të më lënduar. Hiqni detektorët metalikë. Lërini njerëzit e mi të hyjnë. Ata mund të marshojnë drejt Kapitolit nga këtu’”, tha ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë, Cassidy Hutchinson.

Dëshmia e re shpërthyese u transmetua gjatë një seance të papritur të martën. Hutchinson kujtoi se Trump ishte informuar nga Shërbimi Sekret se mbështetësit e tij kishin sjellë armë në tubimin e tij pak para sulmit në Kapitol.

Trump, megjithatë, me sa duket ishte i fiksuar në madhësinë e turmës dhe kërkoi që më shumë nga mbështetësit e tij të lejoheshin të anashkalonin detektorët metalikë për ta parë atë duke folur, dëshmoi Hutchinson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po përballet me një moment të vështirë!

Biden së pari duhet të forcojë demokracinë në vend

Ish-presidenti nuk do jetë i pranishëm në ceremoni

Biden betohet sot ndërsa Trump lë Shtëpinë e Bardhë

Analiza e Project Syndicate

A mund t’i besohet përsëri Amerikës?