MENU
klinika

Chelsea vendos çmimin stratosferik

Dortmund kërkon Brojën për të zëvendësuar Haaland

06.06.2022 - 14:30

Nuk ishte një sezon me fund të lumtur, por kjo ka pak rëndësi, Armando Broja vërtetoi në vitin e tij të parë në elitën e futbollit anglez se është një sulmues me shumë potencial, një talent i pastër, pas të cilit janë vënë pas një pjesë e mirë e klubeve angleze dhe jo vetëm.

Kohët e fundit emri i “bomberit” kuqezi qarkullon fuqishëm në Serie A, ku Napoli e sheh si zëvendësuesit ideal të Victor Osimhen. Sipas Sky, në garë për të siguruar shërbimet e Armando Brojës është futur edhe Dortmund.

Verdhezinjtë shohin te Broja zëvendësuesin e Erling Haaland, i transferuar së fundmi te Man.City. Gjithnjë sipas Sky, Arsenal gjithashtu nuk është tërhequr nga ideja për të transferuar Brojën në Londër por në këtë pikë, pengesë për të dy klubet është bëra kërkesa e Chelsea.

Blutë kërkojnë 58 milionë paund për të lënë të lirë Brojës, shifër kjo e cila konsiderohet e lartë nga të dy klubet. Situata mund të ndryshojë vetëm nëse Chelsea vendos të mos e mbajë Brojën për sezonin e ri, në këtë kushte dy klubet Arsenal dhe B.Dortmund do të përpiqen të sigurojnë shërbimet e talentin 20-vjeçar.