MENU
klinika

Sulmuesi bardheblu në shënjestër

E kërkojnë në Poloni, Tirana do 1.5 mln euro për Seferin

09.06.2022 - 11:18

Taulant Seferi mund të largohet nga Tirana por ja pa marrë fillimisht atë që klubi kërkon, 1,5 milionë euro. Kjo ishte deklarata e bujshme e presidentit të Tiranës pak kohë më parë, një shifër që dukej e lartë, por ja që koha me sa duket po i jep të drejtë Refik Halilit.

Interesimi për “bomberin” bardheblu nuk mungon, Seferi mbylli një sezon fantastik ndërsa po vijon formën e tij të mirë edhe me ekipin përfaqësueses ku arriti të shënojë përballë Islandës.

Nga Polonia bëjnë me dije se Seferi kërkohet nga Widzew Lodz, skuadër e cila militon në “Division 1”, e mbyllin vitin në vendin e dytë por kërkojnë të rikthehen në elitë, për këtë arsye drejtuesit e klubit janë të gatshëm të investojnë një shumë të konsiderueshme për të afruar në skuadër Taulant Seferin.

Polonia është kthyer në një destinacion të pëlqyeshëm për futbollistët bardheblu teksa te Legia e Varshavës aktivizohen dy ish lojtarë si Muçi dhe Çelhaka. Më herët te kjo skuadër ka luajtur Armando Sadiku, ndërsa te Slask, Sebino Plaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shumë ekipe për sulmuesin kuqezi

Inter nuk do vetëm Asllanin, kërkon edhe Brojën