MENU
klinika

Nisja drejt Shqipërisë

Gafa e drejtuesve, Izraeli qëndron për 2 orë në aeroport

08.06.2022 - 18:21

Një situatë jo e mirë ka ndodhur për kombëtaren e Izraelit në prag të sfidës me Shqipërinë, që do luhet me datë 10 qershor në “Air Albania”, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Skuadra ngec në aeroport për shkak se avioni që kishte prenotuar ishte shumë i vogël dhe pesha ishte e tejkaluar, duke bërë që lojtarët të prisnin dy orë.

Tani Federata e Izraelit po mundohet që t’i gjejë ekipit kombëtar një tjetër avion që të udhëtojë i qetë për në Shqipëri. Një gafë e drejtuesve që merren me organizimin e ekipit kombëtar, për më tepër kur bëhet fjalë për skuadër që merr masa deri në detaj.

Për këtë ngjarje kanë reaguar vetë disa lojtarë të kombëtares izraelite, të cilët janë shprehur: “Nuk na ka ndodhur kurrë më parë. Ne jemi të zhgënjyer dhe të mërzitur për këtë”. Siç bën me dije media izraelite “ONE”, ka ardhur dhe reagimi i trajnerit, i cili ka thënë: “Ne jemi shumë të qetë dhe dimë si t’i përballojmë këto situata”.