MENU
klinika

Turpërimet

Gjermania 5-2? Humbjet më të thella të Italisë

15.06.2022 - 19:24

Një sfidë, ajo me Gjermaninë, e cila ka qenë një poshtërim. Italia ka humbur 5-2 dhe situata mund të kishte qenë më e keqe nëse gjermanët nuk do ta kishin ulur ritmin pas golit të pestë. Por nëse shikojmë me vëmendje historinë e Azurrëve, vëmë re se kanë pësuar humbje edhe më të rënda.

Hungaria – Duke u kthyer (shumë) pas në kohë gjejmë një 6-1 në 1910-ën kundër Hungarisë. Kombëtarja italiane ka qenë e porsalindur dhe nuk kaq enë as blu.

Fanella ka qenë e bardhë. Ka qenë e kaltër në 1924-ën, por gjërat kanë shkuar më keq. Luhet në Budapest dhe miqësorja kthehet në një nga momentet më të këqija të Italisë ende të re. Në të vërtetë, më i keqi. Përfundon 7-1: një poshtërim.

AUSTRIA – Vitet e para nuk ishin të lehta dhe më 1912 Italia pësoi një tjetër disfatë shumë të rëndë. Këtë herë është Austria ajo që po imponon epërsinë e futbollit danubian. Me rastin e Olimpiadës 1912, skuadra austriake është shumë më superiore se ajo e Vittorio Pozzo: 5-1 dhe lamtumirë ëndrrave për medalje. Austria do ta përsërisë atë fitore disa vite më vonë. Rezultat identik, por në një ndeshje miqësore, në Vjenë.

ÇEKOSLLOVAKIA – Danubi nuk është gjithmonë shumë i lundrueshëm për Italinë. Dhe konfirmimi vjen nga sfida me Çekosllovakinë: në vitin 1923 vjen një shuplakë e re me pesë gishta: Italia varroset, në fakt, 5-1 në Pragë, por edhe në këtë rast ishte një ndeshje miqësore. Kur të ketë rëndësi, në finalen e Kupës së Botës 1934, Axurrët do të fitojnë.

ANGLIA – Në vitet 1930, Italia ishte shumë konkurruese. Fiton dy kampionate botërore dhe një Olimpiadë. Përplasja me “mjeshtrit” e futbollit megjithatë është ende e pabarabartë. Humbja e parë e rëndë në shtëpi erdhi kundër Anglisë, në Torino. Skuadra e Madhërisë së Tij bëri atë që deshi. Përfundon 0-4. Është viti 1948.

JUGOSLLAVIA – Jo shumë mirë edhe kundër Jugosllavisë e cila mes viteve 1955 dhe 1957 varrosi kombëtaren me gola në dy raste të afërta. Herën e parë, në Torino me një fitore 4-0 në vetëm 45 minuta, ato të pjesës së dytë. Në Kupën Ndërkombëtare, nga ana tjetër, ka një 6-1 që pothuajse barazon humbjen më të keqe ndonjëherë.

SPANJA – Dhe arrijmë në një të kaluar mjaft të afërt. Një nga Europianët e mëdhenj të luajtur nga Italia është ai i vitit 2012 kur Axurrët, të cilët e nisën pa ambicie të mëdha, arritën finalen kundër Spanjës, e cila u tregua edhe një herë e frikshme.

Italia e thyer fizikisht pëson katër gola dhe shmang po aq. Humbje pa keqardhje, vendi i dytë megjithatë u konsiderua si rezultat i mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN