MENU
klinika

300 vajza të abuzuara nga një mjek

Gjimnastet e abuzura i kërkojnë FBI 1 miliard $ dëmshpërblim

09.06.2022 - 16:25

Gjimnastja e famshme botërore Simone Biles si dhe një grup kolegesh të saj, kanë kërkuar më shumë se 1 miliardë dollarë dëmshpërblim pranë FBI-së. Ato kanë akuzuar agjencinë e shërbimit inteligjent amerikan se nuk kanë ndalur mjekun Larry Nassar, i akuzuar dhe dënuar më vonë për ngacmime dhe abuzime seksuale ndaj gjimnasteve.

“Ka ardhur koha që FBI të konsiderohet fajtore për paaftësinë dhe neglizhencën e saj”, – tha Maggie Nichols, gjimnaste dhe kampione e Amerikës në vitet 2017-2019. Sipas akuzave të gjimnasteve, FBI ishte në dijeni të abuzimeve seksuale nga ana e mjekut të kombëtares që në vitin 2015. Gjithsesi, agjentët federalë nuk ndërhynë për të ndalur skandalin.

“Nëse FBI do të kishte ndërhyrë dhe do të bënte detyrën e saj, Nassar do të ishte ndalur më herët dhe nuk do të kishte kryer të tjera abuzime seksuale me qindra vajza të reja. Përfshi mua”, – tha Samantha Rosy, ish-gjimnaste.

FBI ka 6 muaj kohë për t’u përgjigjur ndaj akuzave për dëmshpërblim. Nassar u arrestua në vjeshtën e vitit 2016 gjatë një hetimi të policisë së Michigan. Unitersiteti Shtetëror i Michiganit, që kishte dijeni për ngjarjen për shumë vite, ka pranuar të paguajë si dëmshpërblim 500 milionë dollarë për më shumë se 300 vajza që janë abuzuar nga mjeku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kundër luftës, na mori gjithçka”

Futbollistja ruse kundër Putin: Peng të propagandës!