MENU
klinika

Berat Gjimshiti

“Në punë bëhen edhe gabime, shohim para”

09.06.2022 - 17:29

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Izraelit. Ai ka theksuar se skuadra do të japë maksimumin në këtë sfidë teksa ka përmendur se e ka lënë pas gabimin kundër Islandës të cilin do të përpiqet ta korrigjojë në këtë sfidë.

Presioni në këtë sfidë?

Çdo kundërshtar të jep presion, nuk ka skuadër që nuk të jep presion, është më mirë që ka presion sepse je me i përqendruar. Skuadra ka objektivin vendin e parë. Duket në stërvitje, të gjithë japim maksimumin. Te gjithë duan vendin e titullarit, çdo ndeshje ka vështirësitë e veta do japim maksimumin.

Izraeli?

Izraeli ka një skuadër ofensive shumë të mirë, ka lojtar të shpejtë, do shikojmë forcat tona, të mbrohemi mire, por edhe të sulmojmë mire, sepse nëse shënon, fiton. Besoj se në fazën difensive nuk kemi shumë probleme.

I pranishëm në konferencë për shkak të gabimit?

Duhet të pyesësh trajnerin për zgjedhjen në intervistë. Për gabimin kam parë se keni qejf të flisni. Në çdo punë të gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet në ndeshjen tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shumë ekipe për sulmuesin kuqezi

Inter nuk do vetëm Asllanin, kërkon edhe Brojën