MENU
klinika

E thotë gazetari i njohur

Inter arrin marrëveshjen me lojtarin e Shqipërisë

09.06.2022 - 11:50

Sipas asaj që raporton gazetari sportiv dhe njëkohësisht ekspert i merkatos, Fabrizio Romano, Inter ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, për kushtet e kontratës.

Bisedimet janë në avancim me Empolin që zotëron kartonin e 20-vjeçarit për të arritur te “tymi i bardhë” i kësaj tratative. Gjithashtu eksperti i merkatos ka bërë me dije se shumë pranë firmës me Inter është dhe mbrojtësi anësor i Kaljarit, spanjolli 22-vjeçar Raul Bellanova, ndërsa Bremer i Torinos mbetet objektivi kryesor i drejtuesve zikaltër për mbrojtjen.

Gjatë sezonit që përfundoi, Asllani u aktivizua gjithsej në Serinë A në 23 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 1 asist për shokët e skuadrës. Inter gjithashtu ka mposhtur konkurrencën e Milanit që ishte në ndjekje të talentit të Kombëtares.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shumë ekipe për sulmuesin kuqezi

Inter nuk do vetëm Asllanin, kërkon edhe Brojën