MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Shqipëria mund sërish Maqedoninë dhe shpreson kualifikimin

04.06.2022 - 21:42

Mbyllet ndeshja e 4-t e Shqipërisë në kuadër të grupit B të Ligës së Argjendtë të Evropës në volejboll për meshkuj. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Jani Melka, mori fitoren e dytë, duke fituar 3-1 në shtëpi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë dominuan në setin e parë dhe e mbyllën 25-20, porn ë të dytën lëshuan shumë dhe miqtë barazuan, duke u përgjigjur me të njëjtin rezultat. Pork jo duket se ishte si një shkundje, pasi Shqipëria fiton bindshëm setin e tretë 25-15.

Në të katërtin djemtë kuqezinj vuajnë jo pak, porn ë fund arrijnë të fitojnë 25-22 dhe gjithë ndeshjen 3-1. Kështu, Shqipëria mbetet në garë për kualifikim, teksa do të përballet edhe me Rumaninë dhe Bosnjën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN