MENU
klinika

Liga e Kombeve

Surpriza e madhe, Hungaria mposht Anglinë

04.06.2022 - 19:58

Vijojnë surprizat në Ligën e Kombeve. Pas humbjes mbrëmë në shtëpi të Belgjikës dhe Francës, ishte radha e Anglisë të binte në Budapest, me Hungarinë që fiton 1-0.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Zoboszlai në mesin e pjesës së dytë me penallti. Anglezët u përpoqën të paktën të shmangnin humbjen, por nuk ia dolën dot, madje ishin vendasit që mund të kishin shënuar sërish.

Komplikohet kështu situate në grup për Anglinë, teksa mos harrojmë se ndodhen edhe dy rivalë të fortë, Italia dhe Gjermania, teksa do të përballen sonte në 20:45 në Bologna.