MENU
klinika

Ja çfarë thonë ekspertët!

A ndihmon vërtet vaji i ullirit për problemet me kapsllëkun?

25.07.2022 - 10:27

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i përditshëm i vajit të ullirit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, diabetit të tipit 2, çrregullimeve njohëse dhe llojeve të ndryshme të kancerit.

Vaji i ullirit njihet për aftësinë e tij për të rregulluar nivelet e presionit të gjakut, për të lehtësuar dhimbjet e veshit, simptomat e artritit, për të përshpejtuar shërimin e plagëve dhe për të qetësuar djegiet.

Por së fundmi hulumtimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë vaj ulliri çdo ditë përjetojnë ndryshime pozitive në punën e sistemit tretës.

Kapsllëku është një nga çrregullimet më të zakonshme të tretjes dhe vaji i ullirit është treguar efektiv në zbutjen e të gjitha çrregullimeve të tretjes.

Ekspertët theksojnë se mjafton të hani një lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë. Nëse ende vuani nga kapsllëku, hani një lugë vaj ulliri me ushqimin tuaj të preferuar.

Nëse vaji i ullirit ka shije shumë të fortë për ju, përzieni një lugë gjelle vaj ulliri me një gotë ujë të vakët, lëng portokalli ose kafe. Mund ta përzieni edhe me limon ose qumësht të ngrohtë. Limoni është gjithashtu efektiv për lehtësimin e kapsllëkut.

Përfitimet nga vaji i ullirit me limon

Vaji i ullirit ka një efekt pozitiv në shëndetin e të gjithë sistemit tretës, dhe në të njëjtën kohë ndihmon në parandalimin e përthithjes së kolesterolit LDL. Mund të ndihmojë në lehtësimin e urthit, uljen e oreksit dhe nxitjen e ngopjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj