MENU
klinika

Conference League

Laçi eliminohet me turp, Shkëndija mban flamurin lart

28.07.2022 - 21:59

Shpresat e mëdha për një ekip të Shqipërisë në turin e tretë të Conference League ishin varur te Laçi, por kurbinasit janë mundur 1-4 nga moldavët e Petrocub në “Elbasan Arena” dhe janë eliminuar, teksa takimi i parë kishte përfunduar në barazim pa gola.

Bardhezinjtë u zhbllokuan në minutën e 38-të me një supergol të Mazrekajt dhe e mbyllën 1-0 pjesën e parë. Kurbinasit duket se festuan para kohe. Në 54’ miqtë barazojnë më Cotogol dhe ndeshja hapet totalisht.

Kur pritej reagimi i kurbinasve, vjen goli i dytë i moldavëve. Ambros kalon në avantazh miqtë në 74’. Laçi humb toruan dhe një minutë më pas sërish është Ambros që ndëshkon kurbinasit. Të besuarit e Shpëtim Duros nuk kanë fuqi, ndërsa Petrocub shënon edhe golin e katërt në 94’.

Është eliminua edhe Drita e Gjilanit. Pas barazimit pa gola në Belgjikë me Antëerp, kosovarët u mposhtën 0-2 në “Fadil Vokrri”, ku për ironi të fatit golin e parë e shënoi një shqiptar, Krasniqi.

Flamuarin e skuadrave shqiptare ditën e sotme e mbajti Shkëndija e Tetovës, që fitoi 3-1 në shtëpi me letonezët e Valmieras. Në fakt, ekipi tetovar e kishte fituar edhe ndeshjen e parë 2-1 në transfertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN