MENU
klinika

Formula 1

Mjekët japin vendimin për pilotët që u aksidentuan

06.07.2022 - 16:21

Pilotët Alexander Albon dhe Guanyu Zhou mund të garojnë këtë fundjavë në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Ata u përfshinë tri ditë më parë në një aksident të frikshëm në pistën britanike të Silverstone.

Albon përfundoi në spital për kontrolle, ndërsa makina e Zhou përfundoi kokëposhtë dhe më pas u përplas pas barrierave. Gjithsesi, të dy pilotët janë mirë dhe është konstatuar se ata mund të zbresin në pistë që këtë fundjavë.

Mjekët kanë dhënë “OK”-in e tyre për dy pilotët, që do të testojnë veten në provat e lira ditën e premte. Aksidenti i Zhou ishte vërtet i frikshëm, pasi njëvendëshja e tij eci dhjetra metra kokëposhtë, por sistemi “halo” i shpëtoi jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Schumacher merr pikët e para

Spektakolare dhe historike, triumfon Sainz