MENU
klinika

Nga “thatosh”, në “fibër”

Ndryshimi fizik i Lewa-s, sekretet e muskujve

22.07.2022 - 19:29

Robert Lewandowski ka humbur vetëm 19 nga 272 ndeshjet e Bayern në Bundesligë, në tetë sezonet e tij në Mynih. Me fjalë të tjera, ai ka qenë i pranishëm në 94% të ndeshjeve me një maksimum prej pesë mungesash në sezonin 2020-2021 për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë.

Pa të për vetëm një muaj, skuadra bavareze ra në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së dhe nuk mundi të ruante kurorën evropiane. Në katër sezonet e kaluara te Borussia Dortmund, ai ndaloi së luajturi vetëm pesë ndeshje në kampionat nga 136 të tilla, duke marrë pjesë në 96% të totalit.

Asnjë dëmtim tjetër i madh në 12 vite në futbollin gjithmonë kërkues gjerman, që e detyroi yllin e ri të Barcelonës të tregojë kujdes maksimal për të garuar, të luftojë me mbrojtjet e forta rivale dhe të mos ndalojë së shënuari deri në “shkatërrimin” e rekordeve të golave.

Ai shënoi 238 gola në 253 ndeshje të Bundesligës me Bayernin (344 gola në 275 ndeshje në total) dhe 74 gola në 131 ndeshje me BVB (103 gola në 187 ndeshje në të gjitha garat).

Të dhënat flasin vetë dhe largojnë çdo dyshim për angazhimin e Barçës për të nënshkruar me një futbollist që do të mbushë 34 vjeç më 21 gusht. Asgjë nuk ka mbetur nga ai djali i dobët (shih foton me babain) që ëndërronte të arrinte sukses me topin në një shtëpi ku sporti merrte frymë gjithmonë.

Babai i tij, Krzysztof, ishte një kampion polak në xhudo, por vdiq kur Roberti ishte 15 vjeç. Nëna e tij, Iwona, luante volejboll për AZS Varshava. Djali ishte më shumë i dhënë pas futbollit, si motra e tij Milena, e cila u bë ndërkombëtare U-21.

Ndonëse teknikat e luftimit i mësoi nga babai i tij, as xhudo dhe as atletika nuk e tërhoqën si futbolli, ndërkohë që rritej për të shënuar gola. Nga Delta e Varshavës ai shkoi në filialin e Legia-s dhe Znicz Pruszków derisa debutoi në Kategorinë e Parë me Lech Poznan në vitin 2008, në moshën 20- vjeçare, me një çehre që nuk ka asnjë lidhje me atë që ka fituar me kalimin e kohës.

Dukej e pabesueshme që ai djalosh i dobët të shënonte gola kaq lehtë. “Kur ai mbante topin dukej sikur do të ndahej në gjysmë. I thashë të hante mish derri”, – kujton Krzystof Sikorski, trajneri i tij te Legia.

Në moshën 22-vjeçare, Borussia Dortmundi nënshkroi me të dhe, siç ndodhi për shembull me të talentuarit, por shumë të dobëtit Toni Kukoc dhe Pau Gasol kur mbërritën në NBA, ai fitoi muskuj në palestër. Për pasojë filluan ta quajnë “Trupi”. Kultura e përpjekjes dhe e profesionalizmit kanë qenë në krye të karrierës së tij.

Ndikimi i gruas së tij, Anna, ka qenë gjithashtu jetik. Bronz më 2008 dhe 2014, argjend më 2012 në Kampionatin Botëror të Karatesë, gruaja e polakut është një sportiste e njohur, po ashtu. Ata u takuan më 2007 dhe u martuan më 2012. Klara (2017) dhe Laura (2020) janë vajzat e tyre.

Anna është një nutricioniste, kryeson Olimpiadën Speciale në Poloni dhe ka biznese që lidhen me fushën e saj dhe jetesën e shëndetshme. Robert gjithashtu punon me të në shtëpi në palestër, madje duke bërë akroyoga. Te Bayern, vetëm Kingsley Coman e kaloi 33.7 km/h maksimumin e tij.

Anna e nxiti që të fillonte ushqimin me ëmbëlsirë. Ha gjithmonë ton për mëngjes, shmang glutenin dhe laktozën, karbohidratet dhe glukozën përpara se të luajë. Përdor perimet dhe avokado për t’u rikuperuar, si dhe çokollatën e zezë.

Madje ai u diplomua në vitin 2017 në Edukim Fizik dhe Sport me një studim mbi karrierën e tij (RL 9. Path to Glory) në Universitetin e Varshavës. Pas dhjetë vitesh studime, ai e dorëzoi tezën e tij me dy ditë vonesë. Arsyetimi ishte i mirë dhe i përligjur, pati një ndeshje me kombëtaren polake, me të cilën u kualifikua në Kupën e Botës 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frika e re në futbollin italian

Alarmi, Serie A mund të mos nisë më 13 gusht

Propozimi për martesë të tifozit

Dashuria triumfon përpara…Mourinhos