MENU
klinika

Conference League

Partizani e çon në shtesë, Laçi në avantazh

14.07.2022 - 21:58

Partizani e kthen në dramë ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminator të Conference League. Të kuqtë mposhten 0-1 nga gjeorgjianët e Saburtalos në “Air Albania” dhe kualifikimi do të vendoset në shtesë, pasi ekipi ynë kishte fituar me të njëjtin rezultat në transfertë.

Miqtë ishin më të rrezikshëm në pjesën e parë, megjithatë, ky fraksion u mbyll pa gola. Por në momentet më të mira për të kuqtë në pjesën e dytë, e pësojnë. Sfida ishte e luftuar në minutat e mbetura, por nuk pati më gola dhe shkon në shtesë.

Ndërsa Laçi e mbylli në avantazh pjesën e parë 0-1 në Podgoricë ndaj malazezëve të Iskrës. Kurbinasit kërkojnë të ruajnë këtë avantazh për kualifikimin, teksa ndeshja e parë përfundoi në barazim pa gola. Eliminohet Llapi, që nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Buduçnost, me sfidën e parë 2-0 në favor të malazezëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN