MENU
klinika

Rënia e ish-kampionit të tenisit

Pas 25 vitesh, Roger Federer del jashtë renditjes ATP

11.07.2022 - 17:11

Imazhi është surreal. Pozicioni i renditjes nuk shfaqet në faqen e ATP-së, në faqen personale të Roger Federer. Është e drejtë: zvicerani është zyrtarisht jashtë ligës.

Nuk kishte ndodhur për 25 vjet, pasi më 22 shtator 1997, 16-vjeçari i atëhershëm Roger hyri zyrtarisht në renditjen botërore. Tani Federer është 40 vjeç, (më 8 gusht mbush 41), dhe ka rënë i treti për nga numri i Grand slam të fituara në karrierën e tij.

Nadal e kaloi në Australi, Djokovic e mbërriti në Wimbledon, por ajo që nuk shkon me legjendën e tenistit është se ai nuk ka deklaruar tërheqjen dhe duke mos marrë asnjë pikë (nuk luan prej një viti) ai nuk ekziston më në renditjen botërore të ATP.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN