MENU
klinika

Mbrojtësi prezanton fanellën e Romës

Përveç Torinos, një tjetër kërkon Kumbullën

11.07.2022 - 11:58

Jose Mourinho është i qartë kur bëhet fjalë për Marash Kumbullën, tekniku portugez nuk dëshiron që qendërmbrojtësi kuqezi të largohet, kjo pasi në skemën që ai praktikon, me tre mbrojtës, Kumbulla shihet si një element i vyer dhe me perspektivë.

As drejtuesit e Romës nuk dëshiron të nxjerrin në merkato një lojtar për të cilin dy vite më parë investuan 22 milionë euro. Verdhekuqtë e kanë përzgjedhur së fundmi si “model” teksa prezanton fanellat e reja.

Pavarësisht këtyre detajeve, emri i Kumbullës vijon të lakohet në tregun e transferimeve. Jo vetëm Torino, skuadër që vijon ta ndjek nga pranë, sipas La Nazione, edhe Fiorentina sheh te Kumbulla elementin e duhur për të përforcuar repartin mbrojtës.

Ylli kuqezi është një fiksim i vjetër i Prade, drejtorit sportiv të Fiores. Nëse Milenkovic largohet nga klubi violë, atëherë Kumbulla do të kthehet në prioritet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN