MENU
klinika

Ligue 1, Java 1

Dopietë e Messit, Neymar 3 asist e gol, “show” i PSG

06.08.2022 - 22:57

Paris Saint-Germain ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme mbrojtjen e titullit në Ligue 1 mbrëmjen e sotme në ndeshjen e luajtur në javën e parë në fushën e skuadrës së Clermont, duke fituar 0-5.

Kampionët nuk kanë humbur kohë duke gjetur golin e avantazhit vetëm 9 minutash. Ishte Neymar që shënoi për miqtë me një goditje të saktë pak brenda zonës së rreptësisë duke përfituar nga një kontroll i gabuar i topit nga ana Messi-t.

Në minutën e 26-të erdhi goli i dyfishimit të avantazhit për PSG. Autori i golit këtë herë ishte Hakimi, me O’Ney që ka dhënë asistin. Braziliani jep një tjetër asist në 38’ dhe Marquinhos nuk fali për 0-3. Kaq në pjesën e parë.

Në të dytën është radha e Messit të linte gjurmë, me Neymar që sërish asiston dhe argjentinasi realizoi të katërtin në 80’. Pas gjashtë minutash Messi shënon edhe golin e dytë personal, duke e mbyllur sfidën në 0-5.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN