MENU
klinika

Veliaj: Është parodi artistike!

Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festivalin “Sunny Hill”

29.08.2022 - 12:06

Në festivalin “Sunny Hill”, i cili u zhvillua në Tiranë për tre netë me radhë, ka marrë vëmendje edhe një flamur shqiptar me yllin komunist në krye. Simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, u hoq përgjithmonë në 1992.

Ende nuk është e qartë nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit. Fotoja ka ngjallur shumë reagime në rrjet pasi prania e yllit në flamurin kombëtar përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Enver Hoxhës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me situatën. Veliaj ka sqaruar se shfaqja e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”.

Ai shkruan në Twitter se kënga është një satirë kunder regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.

Veliaj ka ironizuar edhe zerat e PD që vrapuan ta komentonin këtë ngjarje, duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH qe kane në krye të PD dhe sigurimsin aleat.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo foto po i entuzizmon të gjithë

Dua Lipa së shpejti në Tiranë?

Me gotë rakie në kokë nën ritmet e këngës popullore

Dua Lipa i tregon gjithë botës se është shqiptare