MENU
klinika

Analiza

Nëse harrojmë Ukrainën, ushtria e Putinit do të shkelë Evropën

25.08.2022 - 13:09

Diktatori rus Vladimir Putin priste një fitore të shpejtë kur nisi luftën e tij brutale kundër Ukrainës.

Gjashtë muaj më vonë, sulmi i tij i dështuar ka zbuluar paaftësinë e udhëheqjes ruse dhe vendosmërinë e popullit ukrainas në luftën për lirinë e tyre.

Putini u detyrua të ndryshontye objektivin e tij për t’i dhënë fund ekzistencës së Ukrainës si një komb i pavarur – të paktën tani për tani. Megjithatë, nëse ai ia del mbanë në objektivat e tij aktuale dhe merr kontrollin e më shumë territoreve të Ukrainës, ky nuk do të jetë fundi i ambicieve të tij.