MENU
klinika

Pas golit të fundit

Lionel Messi vendos rekord në Champions

15.09.2022 - 10:45

Lionel Messi ka shansin e artë t’i afrohet sa më shumë Cristiano Ronaldos si shënuesi më i mirë i Champions League. Argjentinasi shënoi golin e 126-të, karshi 140 golave të portugezit, i cili këtë sezon nuk luan në këtë kompeticion.

Gjithsesi Leo e ka kaluar dhe ka vendosur rekord në Champions në një tjetër statistikë. Ai është bërë lojtari i parë që ka gjetur rrjetën kundër 39 skuadrave të ndryshme në UEFA Champions League, më shumë se çdo lojtar tjetër në kompeticion (38 për Cristiano Ronaldo).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Juve bie edhe në shtëpi, ngec Chelsea, përmbys City