MENU
klinika

Mes tyre, edhe Marcelo

Lojtarët pa ekip që mund të firmosin kur të duan

02.09.2022 - 14:43

Fundi i merkatos gjeti një pjesë të mirë të lojtarëve pa skuadër, emra jo pak të njohur, lojtarë që pak vite më parë, ose muaj më parë, konsideroheshin në treg si top-player.

Sigurisht këto lojtarë kanë të drejtë të transferohen në çdo skuadër që është e interesuar për shërbimet e tyre, pavarësisht se merkato është e mbyllur, për më tepër janë lojtarë që afrohen falas.

Marcelo është një prej tyre, në moshën 34-vjeçare e mbylli me Real Madrid, por në këtë periudhë nuk arriti të gjej një skuadër të re. Si ai edhe Diego Costa, një vit më i ri se Marcelo, spanjolli doli në treg si një lojtar i lirë pas një eksperience të shkurtër me Atletico Mineiro.

Juan Mata e mbylli me Man.United, por ndryshe nga se pritej nuk arriti të në kohë të gjej një skuadër të re. Në këtë listë gjejmë edhe emra si Loris Karius, Adem Ljajic, Ross Barkley, Serge Aurier, Adama Traoré dhe Willian. Josip Ilicic, Simone Zaza, Ghoulam, Malcuit e shumë të tjerë nuk arritën gjithashtu të gjenin një skuadër në këtë merkato vere.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë nuk arriti 100 mln euro

10 blerjet më të shtrenjta të kësaj vere


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak