MENU
klinika

"Më pëlqen tipologjia që aty ku konsumohet e keqja"

Protesta e PL për inceneratorin e Tiranës, Zheji: Kishte kualitet!

14.09.2022 - 15:58

Analisti dhe gazetari Artur Zheji, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” me gazetaren Nisida Tufa në News24, u ndal tek protesta e mbajtur një ditë më parë nga Partia e Lirisë për inceneratorin e Tiranës, duke vlerësuar idenë për t’u mbledhur aty ku denoncohet se është skena e krimit.

Sipas Zhejit nuk ka rëndësi numri i pjesëmarrësve në një protestë, por cilësia e saj. Ai shton se mirë do të ishte që në tilla protesta dhe për të tilla kauza, të kishte më tepër pjesëmarrje të banorëve lokal, të cilët preken drejtpërsëdrejti.

“Shqiptarët janë mësuar ta gjykojnë cilësinë e protestës nga masiviteti… numra nuk kishte ama skema e krimit ishte. Më pëlqen si tipologji që aty ku konsumohet një e keqe, aty le të zhvillohet protesta. Herë tjetër duhet të jenë dhe më shumë njerëz lokal, që e kanë pësuar të keqen, sesa personazhe politike që vijnë nga qendra e partish. Mendoj se kishte kualitet në ide dhe denoncime. Njerëzit patën mundësi të shikonin se aty flitet për incenerator por nuk ka, ka një landfill që shitet për incenerator. Triumfi i ideve ka shumë rëndësi, atëherë ia vlejti shumë ajo mënyrë proteste”, tha ai.

Sa i përket deklaratave të kreu të PL, I lir Meta, se me paratë e inceneratorëve do tentohen të blihen votat në zgjedhje, Zheji u shpreh: Kemi shumë vite që flitet për shitje-blerje deputetësh dhe më pas votash. Këto akuza do vijojnë të vijojnë, por duhen prova dhe duhet të aktivizohen gjykata. Kjo gjë është një dejavu, e kemi parë, mirë bëjmë që kemi denoncime, por a është kjo e mjaftueshme?!

Në politikë ka një rregull: pas fjalëve duhet të vijnë veprat. Nëse themi ‘do ta shporrim, duhet ta shporrim’. Nëse nuk ndodh me vepra mbeten vetëm fjalë. Është e mira që të ketë një fjalor më të qetë dhe një veprim më të ndezur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Eja nëse ndihesh i vjedhur!"

Ilir Meta fton qytetarët në protestë

"Kontratën time me qytetarët nuk ka forcë ta thyejë"

Protesta e Metës, Berisha fton qytetarët të marrin pjesë