MENU
klinika

La Liga, Java 4

Real Madrid vuan, por mbetet perfekt

03.09.2022 - 18:23

Real Madrid fiton duelin e kreu me Betis dhe mbetet skuadra e vetme në La Liga me pikë të plota në në katër javët e para. “Los Blancos” fituan 2-1 në “Santiago Bernabeu” ndaj një rivali vërtet për t’u respektuar e që deri në sekondat e fundit luftuan për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

Vinicius Junior zhbllokoi takimin që në minutën 9-të pasi u shërbye nga Alaba, duke dhënë përshtypjen se skuadra e Ancelottit do të merrte një fitore të lehtë. Mirëpo miqtë andaluzë ia dolën të barazonin pas vetëm tetë minutash lojë (17’) me Canales, me rezultatin 1-1 që nuk ndryshoi gjatë këtij fraksioni.

Reali do të rimerrte epërsinë në minutën e 67-të fal golit të Rodrygos, në këtë rast i shërbyer nga Valverde. Ky rezultat (2-1) nuk ndryshoi gjatë minutave të mbetura të lojës, me Realin që tashmë merr kryesimin i vetëm me 12 pikë të plota në katër javë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN