MENU
klinika

Tenis

Surprizat nuk kanë fund, çiftet gjysmëfinaliste të US Open

08.09.2022 - 12:43

Janë përcaktuar gjysmëfinalistët e grand slam të US Open për meshkuj dhe femra në tenis. Te femrat, në gjysmëfinalen e parë do të përballen mes tyre tenistja polake Iga Sëiatek, numri 1 në botë dhe ajo bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 6 në botë.

Ndërsa në sfidën e dytë do të duelojnë mes tyre ajo franceze Carolina Garcia (numri 17 në botë) e ajo tuniziane Ons Jabeur (numri 5 në botë).

Edhe te meshkujt ka mjaft sfida interesante edhe pse janë eliminuar mjaft nga më të mirët. Në gjysmëfinale do të duelojnë mes tyre rusi Karen Khachanov e norvegjezi Casper Ruud (numri 5 në botë).

Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë do të përballen spanjolli Carlos Alcaraz dhe amerikani Francis Tiafoe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN