MENU
klinika

NBA

Bucks me 5 fitore radhazi, Nets në krizë

30.10.2022 - 15:23

Skuadra e Milwaukee Bucks vijon të dominojë në NBA, duke korur fitoren e pestë në po kaq ndeshje të luajtura. Bucks mundën sot 123-115 Atlanta, ndeshje ku sërish protagonist ishte Giannis Antetokounmpo, autor i 34 pikëve e 17 rebound. 34 pikë e 12 asist realizoi edhe Holiday për vendasit, ndërsa për Atlanta u dallua Young me 42 pikë, por që s’mjaftuan.

Pas kohës shtesë humbasin kampionët e Golden State, që u ndalën 120-113 nga Charlotte. Sfidë e ekuilibruar, ku Washington realizoi 31 pikë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Stephen Curry për miqtë.

Humbet edhe Miami, që u ndal 119-113 nga Sacramento, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i skuadrës vendase (6 lojtarë me mbi 10 pikë). Në fundin e renditjes në Lindje ndodhet Brooklyn, që u mund 125-116 nga Indiana. Mathurin me 32 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte vendimtar në fitoren e Pacers, duke i bërë të pavleshme 35 pikët e Irving dhe 26 të Durant për Nets.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN