MENU
klinika

NBA

Lakers gjejnë fitoren e parë, Warriors mposhten sërish

31.10.2022 - 12:44

Pas pesë humbjesh radhazi që nga starti i këtij sezoni në NBA, vjen fitorja e parë në kampionat për Los Angeles Lakers, që mposhti 121-110 ekipin e Denver Nuggets. Rikthimi i Davis, që realizoi 23 pikë dhe 15 rebound, ndikoi në këtë rezultat, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte LeBron James me 28 pikë. Këtë herë u dallua edhe stoli për Lakers, nga ku erdhën 41 pikë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e 14 rebound të Jokic.

Po në Perëndim, vjen humbja e dytë brenda dy ditësh për kampionët e Golden State, që u mundën 128-114 nga Detroit Pistons. Curry me 32 pikë e Poole me 30 u përpoqën të mbajnë në lojë Warriors, por pa sukses. Për Detroit, të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë, ku spikati Bey me 28.

Në Lindje, pa probleme fitoi skuadra e Boston Celtics, që mundi 112-94 Washington Wizards. Broën me 24 pikë, Tatum e Brogdon me nga 23 ishin përcaktues në këtë sukses. Kjo ishte fitorja e katërt për Celtics, duke lënë pas dy humbjet njëra pas tjetrës dhe tashmë renditen në vendin e katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN