MENU
klinika

Conference League

Mbaron magjia e Ballkanit, bie sërish në shtëpi

27.10.2022 - 23:00

Pas humbjes me Sivaspor në shtëpi, Ballkani është mposhtur përsëri në “Fadil Vokrri”, kësaj radhe 0-1 ndaj Slavia Praga, rezultat që eliminon kampionët në fuqi të Kosovës.

Të besuarit e Ilir Dajës e nisën me “marshin e pestë” ndeshjen me Rrahmanin që vendosi në provë që në minutën e 3-të portierin e çekëve, Kolar.

Olayinka ishte një rrezik konstant për kosovarët dhe në 20 minutat e para ishte mjaft i lëvizshëm, duke shkaktuar panik disa herë para zonës së skuadrës nga Suhareka.

Në minutën e 34-të, Ballkani mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, por nuk ndodh kështu, pasi Krasniqi dërgon topin ngjitur me shtyllën.

Mysafirët nga Praga rritën presionin dhe shpërblehen për sulmin e bërë (75’), Lingr gjeti rrugën e rrjetës. Ballkani mban vendin e fundit një xhiro nga përmbyllja e sfidave të grupeve (4 pikë), sakaq Slavia  e 3-ta me 7 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN