MENU
klinika

Analiza

Mbretëresha do të lumturohej po ta shihte Putinin kështu…

07.10.2022 - 09:06

Boris Johnson zbuloi këtë javë se ai nuk ishte vetëm i pikëlluar nga vdekja e Mbretëreshës, ai ishte thellësisht i tronditur.

“E fokusuar” ishte një tjetër nga përshkrimet e tij për të gjatë takimit të tyre të fundit.

Pasi Johnson dha dorëheqjen zyrtarisht nga posti i kryeministrit, ai thotë se dyshja vazhdoi të kishte një diskutim të detajuar të gjeopolitikës.

Mbretëresha ishte, thotë ai, tërësisht e përfshir7ë në ngjarjet aktuale botërore. Një nga temat që duhet të kenë diskutuar ishte ndryshimi dramatik i luftës në Ukrainë.

Dikush pyet veten se cili ishte mendimi i Madhërisë së Saj për Vladimir Putin.

Nëse Elizabeta II do të ishte ende me ne këtë fundjavë ajo do të ishte trishtuar, nga ngjarjet e ditëve të fundit në Ukrainën lindore. Kundërsulmi mahnitës i suksesshëm i Presidentit Volodymyr Zelensky kundër pushtuesve rusë ka çuditur çdo ekspert ushtarak.

Zoti e di se çfarë bën Putin për këtë. Ushtria e tij është baza e autoritetit të tij dhe ushtria e tij po copëtohet.

Inteligjenca britanike beson se një njësi elitare tankesh ruse e krijuar për të mbrojtur Moskën dhe për të udhëhequr çdo luftë kundër NATO-s, thjesht është shpërbërë nën sulmin ukrainas dhe do të duhen vite për t’u rindërtuar.

Nga mesi i javës, gjeneral Ben Hodges, ish-komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë tha se po bëhet e qartë se Ukraina është e gatshme ta fitojë luftën plotësisht.

Ai vazhdoi më tej, duke shtuar: “Dobësitë e Putinit janë aq të rënda sa mund të jemi dëshmitarë të fillimit të fundit jo vetëm të regjimit të tij, por edhe të vetë Federatës Ruse”.

Ngjarjet në lindje po ecin kaq shpejt tani sa është e vështirë të mbash ritmin.

Madhëria e saj ishte pafundësisht e updatuar jo vetëm për ngjarjet aktuale, por edhe mënyrën se si ato u futën në histori.

Did Boris Johnson Lie to the Queen?

Ajo mund të ketë cituar Ernest Hemingway, i cili shkroi në romanin e tij Dielli po ashtu lind se kolapset totale mund të fillojnë gradualisht, por më pas befas bëhen ngjarje të dhunshme dhe të pakontrollueshme.

Televizioni kryesor rus ka filluar të kritikojë hapur pushtimin, ashtu si baza e pushtetit të Putinit është copëtuar.

Cdo gje mund te ndodhe. Por Mbretëresha ndoshta do të kishte pasur një ide më të zgjuar.

Do të na mungojë në shumë e shumë mënyra.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al