MENU
klinika

Jashtë Messi dhe CR7

11 më të shtrenjtët e Botërorit “Katar 2022”

06.11.2022 - 14:11

Botërori është dy javë larg teksa në eventin më të rëndësishëm futbollistik yjet e globit do të luftojnë për lavdinë personale dhe atë kombëtare. Emra të konfirmuar, por edhe talente të së tashmes dhe të ardhmes, do të jenë në qendër të vëmendjes.

Sajti i specializuar Transfermarkt ka renditur më të kushtueshmit e Katar 2022. Vendin e parë e mban Kylian Mbappe, lojtar i PSG dhe kombëtares së Francës.

Sulmuesi përllogaritet të ketë një vlerë prej 160 milionë euro, ndërsa pas tij renditet braziliani i Real Madrid, Vinicius Junior. Ky i fundit është rritur ndjeshëm në sezonet e fundit dhe sipas Transfermakt, kartoni i tij kushton jo më pak se 120 milionë euro.

Pastaj janë plot katër futbollistë që vlerësohen me 90 milionë euro. Pedri i Spanjës dhe treshja e Anglisë, Jude Bellingham, Harry Kane dhe Phil Foden. Sakaq, po sipas Transfermarkt, kartoni i Dusan Vlahovic të Serbisë dhe Bruno Fernandes të Portugalisë vlen 85 milionë euro.

Ndërsa pas tyre në radhë vijnë me një vlerë prej 80 milionë euro, De Bruyne i Belgjikës, Jamal Musiala i Gjermanisë dhe Aurelien Tchouameni i Francës. Kështu, kompletohet lista me 11 futbollistët më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Katar.

Ajo bie në sy që tashmë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, por edhe Neymar, kanë humbur vlerën e tyre e dikurshme, sigurisht në aspektin financiar pasi treshja e sipërpërmendur e ka treguar se mund të vazhdojë të bëjë diferencën dhe në Botëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Klopp: Morën para, për arsye të gabuara

“Vendimin për Katar 2022 e morën politikanët e futbollit”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak