MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi B

Anglia nuk fal dhe kalon si e para, SHBA të dytët

29.11.2022 - 23:02

Ashtu siç pritej, Anglia fitoi ndeshjen e tretë, duke mposhtur 3-0 Uellsin dhe kaluar grupin si e para. Tre Luanët në fazën me eliminim direkt do të gjejnë Senegalin.

Anglezët e nisin me vrull sfidën dhe krijojnë një mundësi të artë që në minutën e 10-të. Pasim në thellësi për Rashford që i vetëm përballë portierit, e përplas topin tek ky i fundit. Të besuarit e Southgate ushtrojnë presion në mënyrë konstante, por mungoi finalizimi në pjesën e parë.

Me të nisur e dyta, anglezët shënojnë dy herë. Fillimisht është Rashford që konkretizon në mënyrë fantastike një goditje dënimi. Pa kaluar as dy minuta, është Foden që dyfishon shifrat për Anglinë pas një pasimi të bukur të Kane.

Në 68’ Rashford do të shënonte golin e dytë personal dhe të tretin për Tre Luanët pas një inkursioni personal nga krahu i djathtë. Goli i tretë në këtë botëror për sulmuesin. Anglezët krijojnë edhe raste të tjera, por nuk shënojnë më, ndërsa Uellsi nuk arrin të gjejë të paktën një gol nderi.

Vendin e dytë në grup e zunë SHBA, pasi fituan 0-1 me Iranin. Amerikanët dominuan totalisht pjesën e parë. Pas disa mundësive, në minutën e 38-të arrijnë të zhbllokojnë sfidën. Pulisic finalizon një aksion të bukur të skuadrës së tij.

Asist i Dest, gol i lojtarit të Chelsea, i cili edhe dëmtohet në montin që fut topin në rrjetë. Në limitin e shtesës së pjesës së parë Weah dyfishon shifrat, po goli anulohet për pozicion të parregullt për punë centimetrash.

Pjesa e dytë është më e ekuilibruar. Sfida ishte e hapur deri në minutën e 9-të shtesë, por në fund gëzojnë amerikanët, të cilët do të ndeshen me Holandën në 1/16 finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak