MENU
klinika

Fatura mijëra euro

“Çmenduria” e radhës në restorantin e Nusret-it

23.11.2022 - 12:22

Kuzhinieri i njohur, Nusret është përballur me një ‘lum’ kritikash së fundmi. Ai ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një faturë me një shifër marramendëse.

E merrni dot me mend se sa ka paguar klienti i tij? Plot 161,423 euro, ku vetëm një biftek kushton plot 1,182 euro.

Këto çmime marramendëse kanë bërë që njerëzit menjëherë të reagojnë.

Mësohet se në restorantin “Salt Bae’s Nusr-Et Steakhouse” në Abu Dhabi kanë qenë 14 persona që kanë ngrënë dhe fatura ka shkuar në 615,065 dirhem (161,423 euro).

Sipas një llogarie, i bie që një person duhet të paguante 43,933 dirhem (11,527 euro).

Sic mund të shihet edhe nga fatura janë paguar plot 73 £ për katër qepë. Jo vetëm kaq por edhe 273 £ për pesë porcione karpacio viçi.

E gjeni dot se sa ka kushtuar bakllavaja me ar?

Plot 1,335 £.

Pasi Nusret ka publikuar faturën, shumë komentues kanë ‘shpërthyer’ ndaj tij. Çmimet marramendëse po bëjnë xhiron në rrjet, ku tashmë dihet që faturat në restorantin e tij shkojnë në mijëra euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Kujtojmë se më herët, edhe qeveria shqiptare ka darkuar në restorantin e famshëm të Nusret. Në pamjet që u bënë virale asokohe, shiheshin qartë qeveritarët Arben Ahmetaj, Arbjan Maznikun, Belinda Balluku, Endri Fuga dhe biznesmeni Samir Mane.

Ata po shijonin darkën e tyre për qejf duke e paguar me taksat e shqiptarëve, edhe pse kryeministri Rama menjëherë asokohe u ‘justifikua’ duke shkruar se darka ishte paguar nga investitori arab, pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”, Mohamed Alabbar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuzhinieri i famshëm poston dy video

Nusret rezervon tavolinën përgjithmonë për Maradonën

“Punojmë jashtë orarit dhe s’na paguan”

Nusret paditet nga punonjësit