MENU
klinika

Ronaldo i 53-i

Goditje-gola, Haaland nuk është në vendin e parë

02.11.2022 - 17:36

Sulmuesit e Premier League me përqindjen më të mirë të konvertimit të gjuajtjeve në gola deri më tani këtë sezon janë zbuluar…dhe surprizat nuk mungojnë. Një renditje që konfirmon se ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka rënë ndjeshëm në fillimin e këtij sezoni.

Norma e tij e konvertimit të gjuajtjeve në gola ka rënë nga 16 për qind sezonin e kaluar në vetëm pesë në sezonin 2022/23. Kjo bëri që SunSport të hidhte një vështrim se ku renditet legjenda portugeze në mesin e sulmuesve të tjerë të Premier League kur bëhet fjalë për finalizimet e tyre para portës.

Dhe tani mund të zbulojmë se norma e konvertimit të Ronaldos prej pesë për qind e vendos atë në vendin e 53-të, pasi ka shënuar vetëm një gol nga 22 goditje.

Një mori sulmuesish shumë më pak të njohur janë më lart në listë se lojtari i Manchester United, duke përfshirë Adam Armstrong të Southampton, Alex Iëobi të Everton dhe Leon Bailey të Aston Villa.

Vlen të përmendet se ata që përfshihen në statistika duhet të kenë pasur pesë ose më shumë goditje në kampionat këtë sezon. Me këtë në mendje, sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, është ai që të gjithë supozojnë se kryeson këtë listë.

Norvegjezi, 22 vjeç, krenohet me një përqindje konvertimi prej 36 për qind falë 17 golave nga 47 gjuajtje. Por, në mënyrë të pabesueshme, ai është në vendin e dytë. Një lojtar është para ish-sulmuesit të Borussia Dortmund kur bëhet fjalë për këtë renditje të veçantë.

Ai është Kieffer Moore i Bournemouth. Uellsiani, 30 vjeç, ka realizuar vetëm tetë goditje deri më tani këtë sezon dhe ka shënuar tre gola. Kjo i jep atij një normë konvertimi prej 38 për qind – më e mira në Premier League. Ai renditet para Haaland në krye të listës, me një mori emrash të tjerë surprizë që përbëjnë pjesën tjetër të top 10.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak