MENU
klinika

NBA

Jazz rrezikojnë kreun, Celtics arrijnë Bucks në Lindje

13.11.2022 - 11:26

Utah Jazz pëson humbjen e katërt sezonale në Konferencë e Perëndimit në NBA, por gjithsesi, arrin të mbajë kreun, por që tashmë rrezikohet shumë nga Memphis dhe Portland. Jazz u mundën 121-112 nga Washington, sfidë ku Porzingis ishte në një ditë të mirë, autor i 31 pikëve e 10 rebound.

Boston “kap” Milwaukee në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 117-108 arritur sot në fushën e Detroit. Ndeshje mjaft e mirë e Jason Tatum, autor i 43 pikëve e 10 rebound. Jashtë fushe fiton edhe Brooklyn, që mundi 110-95 Clippers, sfidë ku diferencën në parket e bëri Durant me 27 pikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Miami Heat, që mundi 132-115 Charlotte, një ndeshje e komanduar nga vendasit. Strus me 31 pikë ishte lider për Miami në këtë sfidë.

Nuk zhgënjen as skuadra e Dallas, që falë një “triple double” (42 pikë, 13 rebound e 10 asist) të Luka Doncic mundi 117-112 rivalët Portland. Indiana, falë 22 pikëve të Hield dhe 45 pikëve të ardhura nga stoli, mundi 118-104 Toronto. Fiton edhe Philadelphia, që mundi 121-109 Atlanta (Embiid 42 pikë e 10 rebound).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN