MENU
klinika

Këngëtarja zbulon arsyen

Pse Rihanna nuk e ka zbuluar ende emrin dhe fytyrën e fëmijës së saj

09.11.2022 - 12:20

Rihanna ka folur së fundmi në një intervistë rreth përjetimeve të saj si nënë.

Në maj të vitit 2022 u zbulua se Rihanna dhe partneri i saj kishin mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, por deri më sot, ata ende nuk kanë ndarë një foto apo emrin e tij. Teksa shpjegoi arsyen, ylli i pop-it u shpreh: “Thjesht nuk e kemi arritur ende aty me të vërtetë. Ne thjesht kemi jetuar. Por unë mendoj se ka një liri të caktuar që vjen me një lloj gjëje, si për shembull, nxjerrjen e tij në publik.”

Rihanna foli edhe për mëngjeset me fëmijën e saj me Asap Rocky-n.

“O zot, mëngjeset, si të shohësh fytyrën e tij të mëngjesit! Duke parë një fëmijë me çanta të vogla dhe duke u zgjuar dhe ata thjesht janë të befasuar. Ata po përpiqen të kuptojnë se ku janë. Është pjesa më e lezetshme, është pjesa ime e preferuar e ditës”, tha këngëtarja për ET.

Së fundmi po thuhet gjithashtu se Rihanna do të performojë në festivalin “Glastonbury” për herë të parë pas kaq shumë kohësh.

Një burim tha për “The Sun”, se “po tregohet kujdes për gjithçka në lidhje me rikthimin në muzikë të Rihanna-s, por ekipi i saj ka biseduar me familjen Eavis (organizatorit të festivalit)”.

Nga ana tjetër, kujtojmë se artistja me famë botërore po përgatitet për “Super Boël”.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja përmes një postimi në Instagram.

Ajo do të performojë në “Super Boël Halftime 2023” në Glendale, Ariz dhe fansat janë që tani shumë të entuziazmuar.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja është pyetur se si ndihet që tani për performancën e saj.

Ajo tha: “Jam nervoze, por jam e emocionuar”, raporton TMZ.

Rihanna u largua nga biznesi i muzikës duke u kthyer në një sipërmarrëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja që i tha të gjitha

Prisni pak! Rihanna është shtatzënë?!

Fillojnë thashethemet

Rihanna mbjell dyshime