MENU
klinika

La Liga, Java 14

Real Madrid nuk shkëlqen, por merr pikët e plota

11.11.2022 - 00:31

Real Madrid fitoi 2-1 përballë Cadizit në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të në La Liga, duke ngushtuar në 2 pikë diferencën me Barcelonën kryesuese.

“Los Blancos” kaluan në epërsi të dyfishtë falë golit të Danilos në pjesën e parë dhe të Toni Kroosit në fraksionin tjetër, por rrezikuan disi në fund kur Cadizi barazoi me Perezin 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, pas një pasigurie të Courtois.

Gjithsesi, tri pikë të merituara nga skuadra e Ancelotti, që “harron” shpejt humbjen e papritur në fushën e Rayo Vallecanos.

Reali i Madridit shkon i qetë mes pjesëve në dhomat e zhveshjes në ndeshjen me Cadizin në “Santiago Bernabeu”. Kampionët në fuqi të Spanjës e zhbllokuan rezultatin në minutën e 40-të me Militaon, që e shtyu topin drejt rrjetës pas  pasimit të gjermanit Toni Kroos.

Pjesa e dytë u luajt e hapur, me raste në të dyja portat, por goli i radhës u shënua sërish nga futbollistët e Realit, pikërisht nga Toni Kroos me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës. Në minutën e 81-të diferenca u ngushtua në 2-1, pas një pasigurie të portierit Courtois.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN