MENU
klinika

Statistikat e fazës së grupeve

Asnjë ekip perfekt në Katar, të gjithë pësuan gol

03.12.2022 - 16:49

Mbrëmë mori fund faza e grupeve në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar. Çka bie në sy është fakti që asnjëra nga 32 kombëtaret nuk ka arritur të shënojë tri fitore nga tri ndeshjet e fazës së grupeve.

Holanda, Anglia dhe Maroku janë skuadrat që e mbyllën fazën e grupeve me më së shumti pikë, nga shtatë secila. Ndërkohë, Anglia dhe Spanja e kishin sulmin më të mirë, me nga nëntë gola të shënuar, me një mesatare prej tre golave për ndeshje.

Me vetëm nga një gol të shënuar në fazën e grupeve ishin: Katari, Uellsi, Tunizia, Danimarka dhe Belgjika. Asnjëra nga këto ekipe nuk u kualifikua tutje.

Mbrojtjen më të mirë e kishin Holanda, SHBA-ja, Tunizia, Maroko, Kroacia dhe Brazili, të cilat pranuan vetëm nga një gol në tri duelet e fazës së grupeve.

Mbrojtjen më të dobët e pati Kosta Rika, që në tri ndeshje pësoi 11 gola. Kanadaja dhe Katari janë dy kombëtaret e vetme që e mbyllën fazën e grupeve me zero pikë. Mbappe, Morata, Gakpo, Rashford dhe Valencia janë pesë futbollistët që prijnë në listën e golashënuesve me nga tre gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak