MENU
klinika

Rikuperimi në kohë rekord

Gëzojnë tifozët brazilianë, Neymar gati ndaj Koresë së Jugut

04.12.2022 - 15:23

Lutjet e tifozëve brazilian janë pranuar, më në fund, Neymar është rikuperuar në kohë, me yllin e seleçaos që do të jetë në fushë në sfidën kundër Koresë së Jugut.

Pas dëmtimit të pësuar përballë Serbisë, prezenca e tij ishte në dyshim të fortë, jo vetëm për këtë sfidë, por në disa momente mediat shkruan se Neymar e kishte mbyllur Botërorin.

Tite dhe stafi i tij besonin shumë që Neymar nuk e kishte mbyllur Botërorin, dhe lajmet e fundit që vijnë nga kampi i përfaqësueses së seleçaos janë më të vërtetë fantastike: Neymar është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të ekipit për sfidën kundër Koresë së Jugut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN