MENU
klinika

Viktima dhe të plagosur

Kievi nuk gjen qetësi as ditën e fundit të vitit, Rusia lëshon “lumë” raketash

31.12.2022 - 15:48

Të paktën një civil ka humbur jetën dhe dhjetra të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur nga sulmet me raketa në kryeqytetin e Ukrainës.

Mediat raportojnë se Rusia ka lëshuar dhjetra raketa ditën e sotme drejt territorit ukrainas, prej të cilave të paktën 5 kanë rënë në Kiev.

Rusët janë duke bombarduar pikat kyçe të infrastukturës, përfshi edhe stacionet e energjisë elektrike, me qëllim të zhysin qytetet ukrainase në terr, ndërkohë që temperaturat kanë shkuar nën zero gradë celcius.