MENU
klinika

Nga “Rajhu i katërt” te lufta civile në SHBA

Medvedev në rolin e “Nostradamus”, bën 10 parashikimet për 2023

27.12.2022 - 11:22

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka marrë rolin e Nostradamusit pasi ka nisur të bëjë “profeci” për vitin e ardhshëm.

“Të gjithëve u pëlqen të bëjnë parashikime natën e Vitit të Ri”, shkruan politikani rus, i cili që nga viti 2020 është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një postim në Tëitter.

Siç thotë ai në postimin e tij, shumë prej skenarëve për vitin 2023 janë krejtësisht absurde, por kjo nuk e pengon atë të japë kontributin duke bërë 10 parashikime për “çfarë mund të ndodhë” vitin e ardhshëm.

Profecitë e Medvedevit, janë sigurisht shumë ogurzi për Perëndimin dhe përfshijnë luftën civile në SHBA dhe zgjedhjen e Elon Musk president, krijimin e një Rajhu të katërt në Evropë dhe rënien e FMN dhe Banka Botërore.

Postimi i plotë i Medvedev:

Në natën e Vitit të Ri, të gjithë janë duke bërë parashikime

Shumë dalin me hipoteza futuriste, sikur konkurrojnë për të veçuar ato më të egra, madje edhe më absurde. Këtu është kontributi ynë modest.

Çfarë mund të ndodhë në 2023:

Çmimi i naftës do të rritet në 150 dollarë për fuçi dhe çmimi i gazit do të arrijë në 5000 dollarë për 1000 metër kub.
Mbretëria e Bashkuar do t’i bashkohet BE-së
BE-ja do të shembet pas kthimit të MB-së; Euro do të dalë jashtë përdorimit si monedha e mëparshme e BE-së
Polonia dhe Hungaria do të pushtojnë rajonet perëndimore të Ukrainës dikur ekzistuese
Do të krijohet Rajhu i Katërt, duke përfshirë territorin e Gjermanisë dhe satelitët e saj, d.m.th., Poloninë, shtetet baltike, Çekinë, Sllovakinë, Republikën e Kievit dhe të dëbuarit e tjerë.
Lufta do të shpërthejë midis Francës dhe Rajhut të Katërt. Evropa do të ndahet, Polonia do të ndahet në proces
Irlanda e Veriut do të ndahet nga MB dhe do të bashkohet me Republikën e Irlandës
Lufta civile do të shpërthejë në SHBA, Kaliforni dhe Teksasi duke u bërë shtete të pavarura si rezultat. Teksasi dhe Meksika do të formojnë një shtet aleat. Elon Musk do të fitojë zgjedhjet presidenciale në një numër shtetesh të cilat, pas përfundimit të Luftës së re Civile, do t’i jepen GOP-së.
Të gjitha tregjet më të mëdha të aksioneve dhe aktiviteti financiar do të largohen nga SHBA dhe Evropa dhe do të zhvendosen në Azi
Sistemi i menaxhimit monetar të Bretton Ëoods do të shembet, duke çuar në rrëzimin e FMN-së dhe Bankës Botërore. Euro dhe dollari nuk do të qarkullojnë më si monedha rezervë globale. Në vend të tyre do të përdoren në mënyrë aktive monedhat fiat dixhitale